English Shqip / Srpski
 

Bastisjet në Skenderaj kanë përfunduar

29 shtator 2010

Bastisjet në katër shtëpi private dhe në ndërtesën e komunës e Skenderajt, në lidhje me hetimet për keqpërdorime me rastin e ndarjes së banesave sociale, kanë përfunduar.

Gjatë këtyre bastisjeve, Policia e Kosovës nga Prokuroria Speciale së Kosovës (PSRK) ka marrë dokumente dhe kompjuterë.

Dokumentet dhe informatat e mbledhura gjatë bastisjeve do të analizohet nga prokurorët dhe policët hetues të PSRK-së.

Bastisjet u autorizuan nga gjykatësi i EULEX-it i procedurës paraprake në Gjykatën e Qarkut në Mitrovicë.

Hetimet në zhvillim po udhëhiqen nga PSRK-ja.

Një ekip i PSRK-së, përfshirë një prokuror të EULEX-it, si dhe zyrtarin e EULEX-it për ndërlidhje me PSRK-në, ka qenë i pranishëm në vendin e ngjarjes për të bërë mbikëqyrjen, për të siguruar mbledhjen efektive të provave materiale dhe për tu dhënë shpjegimet e plota dhe të duhura personave të pranishëm