30 shtator 2010
Sot, Drejtoria për hetimin e krimeve ekonomike dhe korrupsionit e Policisë së Kosovës nga rajoni i Gjilanit ka bastisur kompaninë PPMD në Shtërpcë. Bastisja është bërë në lidhje me hetimet penale për larje të parave, shmangie të tatimit dhe krim të organizuar.
Bastisja është autorizuar nga gjykatësi i procedurës paraprake i EULEX-it nga Gjykata e Qarkut në Prishtinë.
Hetimet është duke i udhëhequr Prokuroria Speciale e Kosovës (PSRK).