English Shqip / Srpski
 

EULEX-i bën një arrestim tjetër në pjesën veriore të Kosovës

6 tetor 2010

Sot në mëngjes, oficerët policorë nga Departamenti Ekzekutiv i Policisë së EULEX-it e kanë arrestuar një person në stacionin policor në pjesën veriore të Mitrovicës në momentin kur ai u shfaq aty.

Mashkulli i arrestuar, në moshë kah fundi i të tridhjetave, përballet me akuzat për kërcënim të zyrtarit publik, armë mbajtje pa leje dhe pengim të personave zyrtarë gjatë kryerjes së detyrave zyrtare.

Hetimet është duke i kryer Policia e EULEX-it nën mbikëqyrjen e prokurorit të EULEX-it në Gjykatën e Qarkut në Mitrovicë.

Urdhër arresti ishte lëshuar nga gjykatësi i procedurës paraprake i EULEX-it në Gjykatën e Qarkut në Mitrovicë.

Po ashtu, ndaj këtij personi ishte lëshuar edhe urdhër arrest ndërkombëtar. Ai do të paraqitet para gjykatësit të procedurës paraprake të EULEX-it në afatin sa më të shpejtë.

Të hënën, Policia e EULEX-it e ka arrestuar një person tjetër në veri të Kosovës me akuzat për tentim vrasje, armë mbajtje pa leje dhe shkaktim të rrezikut të përgjithshëm.