15 tetor 2010
Sot PSRK ka ngritur aktakuzë kundër pesë të pandehurve për trafikim të organeve njerëzore, krim të organizuar, ushtrim të paligjshëm të aktiviteteve mjekësore dhe keqpërdorim të detyrës zyrtare. Aktakuza është ngritur në Gjykatën e Qarkut të Prishtinës. Në mesin e të pandehurve janë mjekët dhe një person që më parë ka punuar në nivel të lartë në Ministrinë e Shëndetësisë.
Trafikimi i organeve, në nivel ndërkombëtar, ka të bëjë me klinikën MEDICUS në vitin 2008 në Prishtinë. Ky rast ka të bëjë me heqjen e organeve d.m.th veshkat. “Dhuruesit” dhe pranuesit e organeve ishin të nacionaliteteve të ndryshme.
Rastin e kanë filluar zyrtarët policorë të Kosovës dhe të UNMIK-ut në nëntor 2008. Policia Ekzekutive e EULEX-it i ka vazhduar hetimet nën mbikëqyrjen e PSRK-së. Me këtë rast janë caktuar të merren gjyqtarët e EULEX-it.