10 nëntor 2010
Sot, një panel i përzier me dy gjykatës të EULEX-it dhe një gjykatës kosovar i Gjykatës së Qarkut në Prishtinë, i ka shpallur fajtor të pandehurit N.D. dhe A.A. për veprën penale Përvetësim gjatë ushtrimit të detyrës.
N.D. i është shqiptuar një dënim total prej një vit e gjashtë muaj burgim.
A.A. i është shqiptuar një dënim total prej gjashtë muaj burgim.
Megjithatë, dënimet për N.D. dhe A.A. janë me kusht dhe këto dënime nuk do të zbatohen nëse të pandehurit nuk kryejnë ndonjë vepër penale tjetër për një periudhë prej dy viteve.
Po ashtu, N.D. dhe A.A., duhet ta bëjnë kompensimin në tërësi dhe bashkërisht ndaj palës së tretë, e cila përfaqësohet nga Ministria e Drejtësisë.
Prokurorinë e përfaqësoi një prokuror vendas nga Gjykata e Qarkut në Prishtinë.
Palët kanë të drejtë ankese kundër këtij vendimi Brenda pesëmbëdhjetë (15) ditëve prej ditës së dorëzimit të kopjes së vendimit. Ankesa duhet të paralajmërohet brenda tetë ditëve nga data e vendimit.
Aktvendimin e plotë për këtë rast mund ta gjeni në lidhjen e mëposhtme: