19 nëntor 2010
Një gjykatës i procedurës paraprake i EULEX-it në Gjykatën e Qarkut në Prishtinë e ka liruar ish-Guvernatorin e Bankës Qendrore, H.R., nga paraburgimi, por i ka caktuar një numër të masave kufizuese si alternativë e paraburgimit.
Lirimi u bë me kërkesë të Prokurorisë Speciale të Kosovës (PSRK), ku thuhej se janë siguruar prova materiale të mjaftueshme për “Rastin Banka Qendrore” dhe se lirimi nga paraburgimi është në përputhje me strategjinë e përgjithshme të prokurorisë.
H.R. vazhdon të jetë nën hetime. Akuzat në këtë rast kanë të bëjnë me: keqpërdorim të detyrës ose autoritetit zyrtar, ushtrim i ndikimit, larje parash, shmangie tatimi dhe marrje e mitos.
Gjykatësi i ka caktuar një numër të masave kufizuese të pandehurit. Këto masa përfshijnë: