English Shqip / Srpski
 

Përfundoi vizita e parë e de Marnhac në Beograd

23 nëntor 2010

Kjo ishte vizita e parë e shefit të misionit në Beograd prej se e ka marrë detyrën e shefit të EULEX-it. Ai u takua me një numër të ministrave dhe të zyrtarëve të BE-së. Këto takime ishin të dobishme. Gjatë këtyre takimeve, shefi i misionit e theksoi rëndësinë e përmirësimit të rendit dhe ligjit në Kosovë, duke e përfshirë veriun. Shefi i misionit e ka theksuar rëndësinë e luftimit të krimit të organizuar, në veçanti trafikut të drogës dhe të armëve. Shefi i misionit tha se EULEX-it do ta shtojë praninë dhe aktivitetet e tij në veri. Po ashtu, ai e ka spikatur rëndësinë e zgjidhjes së incidenteve të paradokohshme në atë pjesë të Kosovës.

Ai tha se, është me rendësi që vijat e komunikimit të jenë të hapura në të ardhmen ashtu që të përforcohet besimi, për adresimin praktik të çështjeve që kanë të bëjnë me rendin dhe ligjin dhe për shmangien e keqkuptimeve. Ai u përkrah nga të gjithë bashkëbiseduesit e tij.