English Shqip / Srpski
 

Aktgjykimi për rastin B.S., M.U., N.S. dhe Q.B.

26 nëntor 2010

Sot, një panel i përbërë prej dy gjykatësve të EULEX-it dhe një gjykatësi të Gjykatës së Qarkut të Prishtinës i shpalli të pandehurit M.U. dhe N.S. fajtorë për veprën penale të aktivitetit të papërgjegjshëm ekonomik. B.S. u shpall fajtor për veprën penale të keqpërdorimit të pozitës zyrtare dhe të autoritetit. Q.B. u lirua.

B.S. u dënua me tri vjet e katër muaj burgim. Shuma prej 60,000 eurove u konfiskua dhe do të transferohet në Thesarin e Kosovës.

M.U. dhe N.S. u dënuan me dy vjet dhe katër muaj burgim. Megjithatë, dënimet kundër dy të pandehurve janë suspenduar dhe nuk do të ekzekutohen nëse të pandehurit nuk kryejnë ndonjë vepër tjetër penale në katër vjetët e ardhshëm.

Personat e dënuar do t’i paguajnë shpenzimet gjyqësore të cilat përcaktohen në bazë të numrit të seancave të mbajtura.

Prokuroria është përfaqësuar nga një prokuror vendas i Prokurorisë Speciale të Kosovës (PSRK).

Palët mund të ankohen kundër këtij vendimi brenda pesëmbëdhjetë (15) ditëve nga dita e pranimit të vendimit të gjyqit. Ankesa duhet të shpallet brenda tetë ditëve nga data e marrjes së vendimit.