1 Dhjetor 2010
Xavier de Marnhac, shef i misionit EULEX në Kosovë do të vizitojë Tiranën më 2-3 dhjetor 2010, për herë të parë në cilësinë e shefit të misionit.
Në këtë vizitë njoftuese de Marnhac do të takohet me ministrat shqiptar për drejtësi, punë të brendshme dhe financa. Kjo vizitë është në vazhdën e vizitave të cilat përfshijnë vizitat në Beograd, Shkup dhe Podgoricë dhe ofron mundësi për të diskutuar për luftimin e krimeve serioze në kontekstin rajonal dhe çështjet e tjera të lidhura me sundimin e ligjit në të cilat është i përfshirë EULEX-i.