English Shqip / Srpski
 

Përditësim lidhur me rastin e klinikës Medicus

12 Nëntor 2010

EULEX-i mund të konfirmojë që aktakuzat lidhur me të ashtuquajturin rastin ‘Medicus’ aktualisht janë para Gjykatës së Qarkut në Prishtinë në pritje të seancës së konfirmimit. Para se të ndodhë kjo, EULEX-i komenton si vijon:

Aktakuzat janë ngritur më 15 përkatësisht më 20 tetor 2010. Pesë persona janë akuzuar për veprat “trafikim të organeve njerëzore”, “krim të organizuar” dhe “keqpërdorim të pozitës zyrtare”, ndërsa dy të tjerë akuzohen për “ushtrim të paligjshëm të aktiviteteve mjekësore”.

Në mesin e të pandehurve janë disa mjekë dhe një person i cili më parë ka punuar në pozitë të lartë në Ministrinë e Shëndetësisë.

Zyra e Prokurorisë Speciale e Kosovës (SPRK) e ka dorëzuar një kërkesë në gjykatë për ta bërë bashkimin e këtyre dy aktakuzave.

Ky rast ka të bëjë me trafikim ndërkombëtar të organeve në klinikën ‘Medicus’ në Prishtinë. “Dhuruesit” dhe pranuesit e organeve ishin të nacionaliteteve të ndryshme.

Dy të dyshuar tjerë janë në kërkim në bazë të urdhër arresteve të Interpolit.

Rastin e kanë filluar zyrtarët policorë të Kosovës dhe të UNMIK-ut në nëntor 2008. Zyrtarët e policisë ekzekutive të EULEX-it e kanë vazhduar hetimin nën mbikëqyrjen e SPRK-së. Për këtë rast janë caktuar gjykatësit e EULEX-it.