13 dhjetor 2010
“Vëmendja e botës ishte drejtuar dje nga Kosova për të parë së a është në gjendje Kosova të organizoj zgjedhje të qeta dhe të sigurta. Dua të përgëzoj Policinë Kosovës për profesionalizmin e treguar dhe popullin e Kosovës për pjekurinë e tyre të lartë e cila rezultoi pozitivisht dje. Ato pak incidente që ndodhen dje u trajtuan në një mënyrë profesionale dhe duke zvogëluar tensionin, nga ana e policisë së Kosovës të mbështetur nga EULEX-i", tha shefi misionit EULEX.
Gjatë ditës së zgjedhjeve, Policia e Kosovës ishte e ngarkuar me detyrën e sigurisë në zgjedhje ku për realizimin e kësaj detyrë ata angazhuan rreth 6000 zyrtarë policor, të mbështetur nga EULEX-i dhe KFOR-i. EULEX-i ka angazhuar rreth 500 policë ndërkombëtar në tërë Kosovën për t’i monitoruar, mentoruar dhe këshilluar ata në punën e tyre duke përfshirë edhe njësitë e përgatitura për intervenim në raste trazirash nëse një gjë të tillë do të nevojitej.