English Shqip / Srpski
 

Dy arrestime në lidhje me hetime për krimet e luftës

14 dhjetor 2010

“Sot në rajonin e Prizrenit zyrtarët policorë nga departamenti ekzekutiv i policisë së EULEX-it, të mbështetur nga njësia ROSU e PK-së, kanë arrestuar dy shqiptarë të Kosovës në kontekstin e disa hetimeve në vazhdim që kanë të bëjnë me krime të luftës. Akuzat ndërlidhen me ushtrimin e masave të kërcënimit dhe terrorit; zhvendosjen dhe shpërnguljen e popullatës civile, vepra këto të kryera mes datës 17 dhe 19 korrik 1998 në Rahovec dhe në fshatrat përreth.

Hetimet janë nën mbikëqyrjen e një prokurori të EULEX-it nga Prokuroria Speciale e Kosovës (PSRK).”