English Shqip / Srpski
 

Bastisje të kryera nga EULEX-i

18 Janar 2011

Sot, Departamenti ekzekutiv i Policisë së EULEX-it ka bastisur katër kompani nëpër vende të ndryshme në Kosovë; Prishtinë, rajon të Pejës dhe në Prizren, në lidhje me një hetim për një tender të dyshimtë ku është e përfshirë Ministria e Transportit dhe Postë Telekomunikacionit.

Bastisjet janë autorizuar nga gjykatësi i EULEX-it i procedurës paraprake në Gjykatën e Qarkut në Prishtinë.

Në një hetim tjetër për tenderë të dyshimtë në komunën e Gjilanit, Departamenti ekzekutiv i Policisë së EULEX-it ka kryer bastisje në dy kompani në Gjilan.

Bastisjet janë autorizuar nga gjykatësi i EULEX-it i procedurës paraprake në Gjykatën e Qarkut në Gjilan.

Dy hetimet e lartcekura për korrupsion janë nën mbikëqyrjen e Prokurorisë Speciale të Kosovës (SPRK).