28 Janar 2011
Misioni për sundimin e ligjit në Kosovë, EULEX, i merr shumë seriozisht pohimet e bëra në Raportin e paradokohshëm të Këshillit të Evropës nga Dick Marty. EULEX-i posedon kapacitetet, ekspertizën, lokacionin dhe juridiksionin për ta bërë shqyrtimin gjyqësor. Ne jemi gati, të gatshëm dhe në gjendje që ta marrim përsipër këtë përgjegjësi. Si një hap teknik fillestar, prokurorët e EULEX-it i kanë nisur hetimet e para.
EULEX-i i bën thirrje të gjitha organizatave dhe individëve përkatës, duke përfshirë Dick Marty-n, që t’i paraqesin të gjitha dëshmitë që i kanë në lidhje me këto akuza të rënda. Ne i kuptojmë shqetësimet lidhur me mbrojtjen e dëshmitarëve në rajon, por kemi besim të plotë në njësinë tonë për mbrojtjen e dëshmitarëve. Përvoja tashmë ka treguar se ajo është në gjendje që të merret me rastet e profilit të lartë dhe të ndjeshme. Si një mision për sundimin e ligjit, ne punojmë në bazë të fakteve dhe dëshmive. Pa dëshmi nuk mund të bëhet ndjekja penale. Nëse i pranojmë këtë lloj të informatave, prokurorët tanë janë të gatshëm ta nisin punën menjëherë.