English Shqip / Srpski
 

Aktgjykimi për një rast të vrasjes

07 Shkurt 2011

Sot, në Gjykatën e Qarkut në Prishtinë, trupi gjykues i përbërë nga dy gjykatës të EULEX-it dhe një gjykatës kosovar e nxori aktgjykimin për rastin e vrasjes si në vijim:

B.H. dhe Sh.Q. u shpallën fajtorë për bashkëkryerjen e veprës penale vrasje e rëndë, tentim vrasje e rëndë dhe posedim, kontroll dhe përdorim i paligjshëm i armëve. Më 27-28 shtator 2007, tek Ura e Lepencit afër fshatit Soponicë, i kanë zënë pritën një automjeti që po bartte pesë udhëtarë dhe kanë shtënë në drejtim të tyre nga dy armë automatike AK 47. Si pasojë e kësaj tre udhëtarë humbën jetën, i katërti pësoi lëndime të rënda, ndërsa personi i pestë nuk pësoi lëndime trupore.

B.H. dhe Sh.Q. u dënuan me nga 33 vite burgim si dhe të paguajnë shumën prej 25,000 Euro palës së dëmtuar si kompensim të pjesshëm të dëmit moral të përjetuar.

A.V. u shpall fajtor për posedim, kontroll dhe përdorim të paligjshëm të armëve dhe ai duhet të paguajë gjobën prej 5,000 Euro. Gjobën do ta paguajë në afat prej tre muajsh pas hyrjes në fuqi të këtij vendimi. Kjo vepër penale nuk ka të bëjë me ngjarjet në Urën e Lepencit.

N.C. është liruar nga të gjitha akuzat.

Prokuroria është përfaqësuar nga një prokuror vendas i Prokurorisë Speciale të Kosovës (PSRK).