English Shqip / Srpski
 

Përditësim lidhur me rastin Medicus

01 Mars 2011

Sot, në Gjykatën e Qarkut në Prishtinë, një panel i apeleve i përbërë nga dy gjykatës të EULEX-it dhe një gjykatës i Kosovës nxorën vendimin në vijim në lidhje me rastin e ashtuquajtur Medicus: paneli vendosi ta pranojë ankesën e prokurorit.

Kjo do të thotë që është anuluar vendimi i gjykatësit konfirmues, i datës 31 janar 2011, me të cilin disa prova janë shpallur si të papranueshme.

Rasti i kthehet gjykatësit konfirmues për ta nxjerrë një vendim lidhur me konfirmimin ose jo konfirmimin e aktakuzës.