04 Mars 2011
Gjykatësi i procedurës paraprake e nxori vendimin e mposhtëm lidhur me rastin e ashtuquajtur Medicus:
Konfirmohet aktakuza kundër: L.D., D.J., S.H. dhe I.R. lidhur me akuzat për ushtrim të paligjshëm të veprimtarisë mjekësore dhe keqpërdorim të pozitës ose detyrës zyrtare.
Nga aktakuza hidhen poshtë akuzat për trafikim të personave dhe krim të organizuar. Prokuroria tha se do të parashtrojë ankesë kundër këtij vendimi për pikat e aktakuzës që nuk janë konfirmuar.
Aktakuza i është kthyer pjesërisht prokurorit ashtu që ai t’i specifikojë disa hollësi faktike lidhur me dy të pandehur të tjerë, si dhe lidhur me një akuzë shtesë për ushtrim të paligjshëm të veprimtarisë mjekësore.