English Shqip / Srpski
 

EULEX-i kryen arrestime për raste të krimeve të luftës

16 Mars 2011

Sot Policia Ekzekutive e EULEX-it ka arrestuar tetë persona në kontekst të një hetimi për krime të luftës. Po ashtu janë kryer edhe disa bastisje. Njësia Speciale e Policisë së Kosovës ka bërë sigurinë e gjithëmbarshme të operacioneve.

Një person tjetër është arrestuar në një shtet të huaj.

Arrestimet janë kryer me urdhër të gjykatësit të EULEX-it të procedurës paraprake nga Gjykata e Qarkut të Prishtinës, bazuar në dyshimet e bazuara për vrasje, torturime dhe vepra tjera penale të bëra kundër civilëve shqiptarë dhe serb të Kosovës, si dhe ndaj të burgosurve të luftës në qendra të paraburgimit në Kosovë në vitin 1999.

Hetimet janë duke u kryer nën mbikëqyrjen e një prokurori të EULEX-it nga Prokuroria Speciale e Kosovës (PSRK).