07 prill, 2011
Sot Policia e Kosovës dhe njësia e EULEX-i për Krime të Luftës kanë kryer arrestimin e një individi në
kontekstin e një hetimi për krime të luftës. Akuzat kanë të bëjnë me vrasje dhe trajtim çnjerëzor të civilëve në Kosovë në maj të vitit 1999.
Operacioni i këtij mëngjesi është kryer me ndihmën e njësitit special operativ të Policisë së Kosovës.
Si pjesë e këtij hetimi është bastisur një shtëpi në Lipjan. Operacioni është autorizuar nga një gjyqtar i EULEXit i procedurës paraprake i Gjykatës së Qarkut në Prishtinë.
Hetimi është nën mbikëqyrjen e një Prokurori Special të Kosovës nga Zyra e Prokurorisë Speciale (PSRK-së).