English Shqip / Srpski
 

Zhvarrimet e kryera nga Departamenti për Mjekësi Ligjore në Pastesel

07 prill 2011

Ekspertë të EULEX-it nga Departamenti për Mjekësi Ligjore (DLM) kanë zhvarrosur eshtrat e 3 personave, dhe kanë kthyer eshtrat e 2 personave tjerë në fshatin Pastesel afër qytetit të Rahovecit.

Video of exhumation in Pastesel/Pustoselo, including statement by Alan Robinsion, Co-head of DFM.


Dy personat eshtrat e të cilëve janë kthyer dhe varrosur sot janë identifikuar nga ekspertët mjeko-ligjor të EULEX-it përmes një kombinimi të ADN-së dhe analizave mjeko-ligjore antropologjike. Kjo është një nga rastet kur individët janë identifikuar gabimisht dhe varrosur gabimisht gjatë dhe pas konfliktit në Kosovë.

Të tre personat e zhvarrosur do të merren në Departamentin për Mjekësi Ligjore në mënyrë që të bëhet autopsia e tyre, dhe të identifikohen në përpjekje për të kthyer eshtrat te familjet e sakta.

Alan Robinson, bashkë-kryesuesi i Departamentit për Mjekësi Ligjore thotë se departamenti është i angazhuar plotësisht në përcaktimin e fatit të personave të zhdukur dhe kthimin e mbetjeve mortore te familjet përkatëse.

"Ka qenë një numër i identifikimeve të gabuara të bëra në vitin 1999. Zyra jonë ka adresuar këtë çështje në mënyrë intensive dhe këtë sezonë ne do të vazhdojmë për të kryer zhvarrimet për të korrigjuar identifikimet e gabuara dhe kërkimin për të zhdukurit. Puna është komplekse dhe ka nevojë për bashkëpunimin e familjeve", tha Alan Robinson.

Pasi që Kosova ka mungesë në ekspertë për zhvarrosje, ekspertë të EULEX-it nga DML nga sot filluan programin e udhëzimit në arkeologji mjeko-ligjore, ku katër pjestarë të stafit nga Departamenti për Mjekësi Ligjore të Ministrisë së Drejtësisë janë duke u trajnuar.

Që kur ekspertë të EULEX-it i’u bashkuan DML-së në dhjetor të vitit 2008, mbi 200 individë janë kthyer në familjet përkatëse. Departamenti i ka kryer mbi 250 operacione në terren.

Foto:


Video me rezolucion të lartë
Shkarko 16:9 | 4:3 (mpeg2) | mp3 (0.9MB)