English Shqip / Srpski
 

Konfirmohet aktakuza në një rast të krimeve të luftës

14 prill, 2011

Në Gjykatën e Qarkut në Prishtinë u konfirmua aktakuza kundër tre të pandehurve të akuzuar për krime lufte kundër popullatës civile në vitin 1999. Këta persona janë: S.M., S.M. dhe S.S..

Hetimi është nën mbikëqyrjen e një prokurori të Kosovës nga Zyra e Prokurorisë Speciale të Kosovës (PSRK-së). Data për gjykim do të caktohet në të ardhmen e afërt.