English Shqip / Srpski
 

EULEX: Një punonjës i misionit suspendohet, të tjerë transferohen

18 prill, 2011

Një punojnës ndërkombëtar i Misionit për Sundim të Ligjit në Kosovë, EULEX, është suspenduar prej detyrës, ndërsa disa të tjerë janë transferuar përkohësisht në detyra të tjera brenda missionit për shkaqe sigurie.

Të gjithë këta persona kanë qenë pjesë e Njësitit për Mbrojtje të Afërt, të ngarkuar për sigurinë fizike të Shefit të Misionit.

Suspendimi dhe transferimi janë marrë si masa mbrojtëse pasi që aftësia e njësitit për të kryer detyrat e tij është kompromentuar.

Një hetim i veçantë i brendshëm lidhur me akuzat për keqpërdorim të postit zyrtar dhe shkelje, i cili është pothuajse në përfundim, është i pandikueshëm dhe po vazhdon. Rezultatet e këtij hetimi priten para fundit të muajit.