24 maj 2011
Më 23 maj, një trup gjykues i përzier nga gjykatës vendas dhe të EULEX-it në Gjykatën e Qarkut në Prishtinë i dënuan Z.Sh. dhe B.H. me nga 4 vite burgim, M.N. me 2 vite burgim dhe H.Gj. me 18 muaj burgim për keqpërdorim të autorizimeve ekonomike. I njëjti trup gjykues e dënoi O.I. me 5 vite burgim për keqpërdorim të autorizimeve ekonomike dhe lidhje të kontratave të dëmshme.
I njëjti trup gjykues i dënoi H.S., B.H. dhe M.K. me nga katër vite e gjysmë, respektivisht 2 vite dhe tri vite e gjysmë burgim, për mashtrim.
Në rastin e të pandehurve B.H. dhe M.N., trupi gjykues vendosi t’u shqiptojë dënimin me kusht, ashtu që ata do ta vuajnë dënimin e tyre nëse i shkelin kushtet e parapara në dënimet e tyre.
Aktakuza është ngritur më 15 dhjetor 2006 pasi që Banka Qendrore e Kosovës kishte zbuluar parregullsi në Bankën Kreditore të Prishtinës (BKP), e cila më pas ishte mbyllur më 10 mars 2006. Katër nga të pandehurit ishin pjesë e Bordit Menaxhues të BKP-së, kurse tre të tjerë nga kompani të jashtme. Aktakuza ishte ndryshuar më 18 prill 2007. Gjykimi i cili përfundoi sot ka filluar më 2 mars 2010, pasi që Prokuroria Speciale e Kosovës e mori përsipër këtë lëndë në vitin 2009, e të cilën e drejtuan një prokuror i EULEX-it dhe një vendas.