English Shqip / Srpski
 

De Marnhac e vizitoi lokacionin afër Zhilivodës

24 maj 2011

Shefi i EULEX-it, Xavier de Marnhac, e ka vizituar lokacionin afër fshatit Zhilivodë, ku ekspertët e EULEX-it nga Departamenti i Mjekësisë Ligjore (DML) në bashkëpunim me Forcën e Sigurisë së Kosovës (FSK) janë duke bërë kërkime për të vërtetuar nëse aty ka apo jo varrezë masive.

Gjatë kësaj vizite, de Marnhac e shprehu përkushtimin e tij dhe atë të EULEX-it për të bërë çmos për të vazhduar kërkimet për të pagjeturit.

“Unë dua ta theksoj rëndësinë që e ka kryerja e kësaj pune. Unë e di se çka do të thotë dhe sa e vështirë është për familjet e të pagjeturve, kurse mendoj se ky lokacion që e vizitova sot, thjeshtë tregon se EULEX-i mbetet fuqimisht i përkushtuar në përpjekjet për t’i zgjidhur disa nga këto raste të papërfunduara”, tha Marnhac.

Operacioni në Zhilivodë pritet të zgjasë rreth katër muaj. Puna ka nisur në muajin gusht të viti të kaluar.

De Marnhac i falënderoi përfaqësuesit e FSK-së të cilët janë duke i siguruar disa nga mjetet dhe pajimet për gërmim në këtë lokacion, duke shtuar se EULEX-i e ka përkrahjen e plotë të qeverisë për operacionet që janë duke u zhvilluar në Kosovë.

“Pas kaq shumë vitesh po bëhet gjithnjë e më e vështirë, por ky nuk është një arsyetim për të mos e bërë atë që mundemi”, tha de Marnhac duke shtuar se EULEX-i e trajton shumë seriozisht çështjen e të pagjeturve.

Që prej se ekspertët e EULEX-it i janë bashkuar DML-së në dhjetor të vitit 2008, ky departament i ka kryer më shumë se 270 operacione në terren. Janë gjetur me shumë 135 persona të pagjetur.

Video dhe fotografitë nga vizita mund të shkarkohen në linkun e mëposhtëm:

http://www.eulex-kosovo.eu/en/videos/media2011-05-24.php