31 maj 2011
Një panel i përzier i përbërë prej dy gjyqtarëve vendës dhe një gjyqtari të EULEX-it në Gjykatën e Qarkut në Prishtinë, shqiptoi vendimin kundër tre të pandehurve për trafikim të drogës dhe krim të organizuar.
Gjyqi konstatoi se: si anëtar i një grupi të organizuar kriminal, I.K. kishte blerë 7,5 kg heroinë nga F.M. me qëllim të transportimit të drogës në Zvicër dhe për ta shpërndarë atë. Sh.H. kishte marrë pjesë në kryerjen e krimit. Dy persona të tjerë të përfshirë në këtë vepër janë ende në liri.
I.K. ka pranuar fajësinë për trafikim të drogës dhe krim të organizuar dhe është dënuar me burgim në kohëzgjatje prej 6 vjet e 9 muaj dhe është gjobitur me 25.000 euro.
F.M. ka pranuar fajësinë për trafikim të drogës dhe është dënuar me burgim në kohëzgjatje prej 4 vjet e gjysmë dhe është gjobitur me 10.000 euro.
Sh.H. është shpallur fajtore për trafikim të drogës dhe është dënuar me burgim në kohëzgjatje prej 1 vit e gjysmë dhe është gjobitur me 800 Euro.
F.N. është liruar nga të gjitha akuzat.
Prokuroria ishte përfaqësuar nga Prokurori vendës i PSRK. Vendimet janë shpallur më 27 maj.