31 maj 2011
Bordi Bashkërendues për Sundimin e Ligjit, i bashkë-kryesuar nga Xavier de Marnhac, shef i EULEX-it, Hajredin Kuçi, zëvendëskryeministër i Kosovës, dhe Khaldoun Sinno, ushtrues detyre i shef-it të Zyrës Ndërlidhëse të Komisionit Evropian në Kosovë, sot mbajti mbledhjen e 21-të në selinë qendrore te EULEX-it në Prishtinë
Në takim, që u përqendrua kryesisht në legjislacion, anëtarët e bordit diskutuan projekt-ligjin për mbrojtjen e dëshmitarëve, draftin e Kodit Penal, përgatitjet për një ligj anti-mafia dhe zbatimin e mëtejshëm të ligjit për konfiskimin e aseteve.
"Për shkak të rrethanave, ne duhet të punojmë shumë, për të kursyer kohë sa më shumë që të jetë e mundur dhe për të adresuar çështjet kryesore për sundimin e ligjit që do të reflektohen në Raportin e Progresit të Komisionit i cili do të dalë në fillim të vjeshtës", tha de Marnhac, duke shtuar se çështjet e legjislacionit që u diskutuan duhet të zgjidhen sa më shpejt që të jetë e mundur.
Zëvendëskryeministri dhe ministri i Drejtësisë, Hajredin Kuqi fillimisht ka përshëndetur zëvendësministrat që tani e tutje do të jenë anëtarë të Bordit , Z. Kuqi ka vlerësuar angazhimet dhe veprimet e Qeverisë , EULEX-it dhe KE gjatë periudhës në mes të dy takimeve në fushën e sundimit të ligjit dhe është shprehur i gatshëm për bashkërendimin e aktiviteteve edhe gjatë këtyre muajve deri në shtator për të kontribuar për Raportin e Progresit për Kosovën. “Puna në koordinimin e rendit dhe ligjit është e përbashkët dhe me qëllim të funksionalizimit në tërë territorin e Kosovës “, tha z. Kuqi duke përkrahur veprimet e EULEX-it në veri të Mitrovicës me qëllim të krijimit të mirëbesimit . Zëvendëskryeministri dhe ministri i Drejtësisë, Hajredin Kuqi ka përshëndetur kontributin e EULEX-it dhe KE në fushatën për funksionalizimin e Agjencionit për Konfiskimin e Pasurisë .
Khaldoun Sinno, ushtrues detyre i shefit të Zyrës Ndërlidhëse të Komisionit Evropian, tha se Bordi i Përbashkët për Sundimin e Ligjit është një pjesë integrale e përpjekjeve për të konsoliduar sundimin e ligjit. "Gjatë vizitave të tyre në Kosovë, si presidenti i Këshillit Evropian, Jose Manuel Barroso dhe Përfaqësuesja e Lartë e Bashkimit Evropian, Catherine Ashton kanë theksuar në deklaratat e tyre se reformat në sundimin e ligjit janë një element kritik për rrugën e Kosovës drejt integrimeve evropiane dhe kanë theksuar mbështetjen e tyre për EULEX-in".
Anëtarët e bordit gjithashtu diskutuan edhe më të rejat mbi databazën e të dhënave të sistemit të menaxhimit kufitar, si dhe funksionalitetin e gjykatave në veri të Kosovës.