02 qershor 2011
Në Gjykatën e Qarkut të Mitrovicës, një trup gjykues i përbërë prej gjykatësve të EULEX-it dënoi Z.H. me tetë (8) vite burgim për veprat penale të vrasjes dhe të bartjes, kontrollit dhe posedimit/përdorimit të paautorizuar të armëve. Kushëriri i tij, M.H., u dënua me tri (3) vite burgim për veprën penale të bartjes, kontrollit dhe posedimit/përdorimit të paautorizuar të armëve. Viktima ka qenë Sh.H., motra e Z.H., e cila ishte qëlluar për vdekje në fshatin Rakinicë në Skenderaj më 28 nëntor 2009.
Prokurori i EULEX-it dhe avokati arritën një marrëveshje ndërgjygjësie që u pranua nga gjykata gjatë një seance të dëgjimit publik të mbajtur më 30 maj. Aktgjykimi për dënim është lëshuar më 31 maj.