English Shqip / Srpski
 

Gjykata Komunale në Prizren liron nga akuzat ish-gjykatësen

8 qershor 2011, Prishtinë

Sot, gjykatësi i EULEX-it në gjykatën komunale në Prizren liroi nga akuza ish gjykatësen e Gjykatës së Qarkut në Prishtinë, Z.Gj..

E pandehura akuzohej për keqpërdorim të pozitës zyrtare dhe dhënie të kundërligjshme të ndihmës juridike sipas Ligjit Penal të Kosovës.

Pas seancës së procedurës paraprake, gjykatësi kryesues i EULEX, me procedurë të përshpejtuar gjyqësore, vendosi që nuk ekzistojnë dëshmi të mjaftueshme.

Prokuroria përbëhej nga Prokurori i Kosovës i ZPSK.

Gjatë seancës së njëjtë, gjykatësi kryesues vendosi të vazhdojë me procedurën paraprake ndaj një të pandehuri tjetër, i akuzuar për falsifikim dokumentesh, dhe caktoi gjykimin kryesor më 14 qershor.