Lajme

Donacion i EULEX-it për OJQ-në “Qendra Burimore për Personat e Zhdukur”

01 mars 2022

Një nga përgjegjësitë e EULEX-it është që ta mbështesë kërkimin për më shumë se 1,600 persona të zhdukur në luftën e viteve 1998-1999 në Kosovë. Me 1 mars, ne i dhuruam OJQ-së “Qendra Burimore për Personat e Zhdukur” pajisje të TI-së dhe mobilje për zyrë, për ta lehtësuar punën e rëndësishme të tyre për ta mundësuar bashkëpunimin ndërmjet familjeve të personave të zhdukur dhe për të avokuar për të drejtat e personave të zhdukur dhe familjarëve të tyre.