Lajme

Intervistë e Shefit të EULEX-it me SKY TG24

13 maj 2022

Më 13 maj, kanali mediatik italian Sky TG24 transmetoi një reportazh për Kosovën me fokus situatën e sigurisë. Raportimi në lajme, mes të tjerave, shfaqi edhe një intervistë me Shefin e EULEX-it, Lars-Gunnar Wigemark.

Duke komentuar mbi gjendjen aktuale të sigurisë në Kosovë dhe rajon, Wigemark theksoi: “Unë mendoj se është primare që konflikti i tanishëm, lufta ne Ukrainë, agresioni i Rusisë kundër Ukrainës, të mos përhapet këtu në këtë rajon dhe kjo është arsyeja përse dialogu mes Prishtinës dhe Beogradit është më i rëndësishëm se asnjëherë më parë.”

Gjatë reportazhit, Zëvendëskomandanti i KFOR-it, Gjeneral Brigade Luca Piperni,  konfirmoi se qasja e NATO-së në Ballkan dhe Kosovë mbetet e njëjtë, me një prani të pandryshuar prej rreth 3700 pjesëtarësh brenda KFOR-it.

Linku i intervistës: https://tg24.sky.it/mondo/2022/05/13/guerra-russia-ucraina-kosovo