Lajme

EULEX-i pret në vizitë një delegacion të zyrtarëve të lartë nga Gjermania

29 qershor 2022

Më 28 qershor, njëzet zyrtarë të lartë nga Gjermania, të cilët janë edhe pjesëmarrës të kursit Politikat e Sigurisë 2022, vizituan shtabin e Misionit të Bashkimit Evropian për Sundim të Ligjit në Kosovë. Kjo vizitë jashtë vendit e zyrtarëve të lartë nga Gjermania të cilët përfaqësojnë ministri dhe organizata të ndryshme të Gjermanisë është organizuar nga Akademia Federale e Politikave të Sigurisë (Bundesakademie für Sicherheitpolitik). Shefi i Misionit EULEX Lars-Gunnar Wigemark dhe Zëvedësshefi i Misionit të OSBE-së Kilian Wahl informuan mysafirët rreth mandateve përkatëse dhe punën në proces dhe u përgjigjën në pyetjet e shumta të tyre rreth situatës aktuale në Kosovë.