Lajme

EULEX-i i shton patrullimet vëzhguese në veri të Kosovës

30 gusht 2022

Njësia Policore e Specializuar (NJPS) e Misionit të Bashkimit Evropian për Sundimin e Ligjit në Kosovë (EULEX), e cila përbëhet prej 105 zyrtarëve policorë nga Polonia, i ka shtuar patrullimet vëzhguese në veri të Kosovës.

Misioni po ashtu ka shtuar bashkëpunimin në teren me KFOR-in, përfshirë me Njësinë Shumëkombëshe të Specializuar, me qëllim të përcjelljes së zhvillimeve të situatës. 

EULEX-i vazhdon të jetë vigjilent dhe monitoron nga afër të gjitha zhvillimet që mund të ndikojnë në sigurinë e Kosovës dhe sigurinë e të gjithë njerëzve në Kosovë në pajtim me mandatin që e ka. 

Shtimi i patrullimeve vëzhguese dëshmon vendosmërinë e EULEX-it për vazhdimin e mbështetjes për stabilitetin e Kosovës dhe për kontributin për sigurinë e grave, burrave, vajzave dhe djemve nga të gjitha komunitetet në Kosovë. 

Lexoni më shumë rreth mandatit dhe punës së NJPS-së: Formed Police Unit_ALB_ (eulex-kosovo.eu)