15 shtator 2022
Më 15 shtator, Misioni i Bashkimit Evropian për Sundimin e Ligjit në Kosovë (EULEX) priti një grup prej më shumë se 90 studentëve nga Kampusi Global i të Drejtave të Njeriut - EMA, Studimet Evropiane për Diplomë Master në të Drejtat e Njeriut dhe Demokratizim.
Shefja e Zyrës për Shtyp dhe Informim Publik dhe njëherësh Zëdhënëse e EULEX-it, Ioanna Lachana, u uroi mirëseardhje studentëve dhe profesorëve të tyre që i shoqëronin ata, si dhe e paraqiti një prezantim të plotë për mandatin, arritjet dhe sfidat e këtij Misioni në Kosovë, gjë që nxiti një diskutim të gjallë me studentët.
Pjesëmarrësit bënë shumë pyetje, duke u fokusuar në të kuptuarit më të mirë se si funksionon një mision i Politikës së Përbashkët të Sigurisë dhe Mbrojtjes (CSDP), si dhe për evoluimin e mandatit të EULEX-it në Kosovë. Pjesëmarrësit gjithashtu mësuan më shumë rreth programit të praktikës ndërkombëtare të Misionit: një mundësi unike për të rinjtë e diplomuar.