Lajme

Intervista të Zëdhënëses së EULEX-it me ABC News Albania, Documento, Nacionale dhe Sinjali mbi situatën e tensionuar në pjesën veriore të Kosovës

21 dhjetor 2022

Udhëheqësja e Zyrës për Shtyp dhe Informim Publik dhe Zëdhënësja e Misionit të Bashkimit Evropian për Sundimin e Ligjit në Kosovë (EULEX), Ioanna Lachana, foli rreth situatës së sigurisë në pjesën veriore të Kosovës dhe shpjegoi mbi angazhimin e EULEX-it në pjesën veriore të Kosovës për mbështetjen e stabilitetit të Kosovës dhe kontributin për sigurinë e popullatës së saj gjatë një sërë intervistash, përkatësisht për ABC News Albania të Shqipërisë (e transmetuar më 14 dhjetor), Documento të Greqisë  (e publikuar më 20 dhjetor), Nacionale të Kosovës (e publikuar më 16 dhjetor) dhe Sinjali (e publikuar më 21 dhjetor).

Gjatë intervistave, Lachana shpjegoi se situata e sigurisë në pjesën veriore të Kosovës është shumë shqetësuese dhe e tensionuar dhe bëri thirrje për shtensionim të menjëhershëm të situatës, kthim të qetësisë dhe përmbajtje  nga veprime të tjera provokuese. “Kjo para së gjithash është në të mirë të popullatës lokale siguria dhe qetësia e së cilës janë në rrezik për shkak të situatës aktuale”, tha ajo.

Lachana konfirmoi se gjatë ditëve të kaluara, Misioni pa një përshkallëzim të shënuar nga një sërë sulmesh, që përfshinë ndaj Policisë së Kosovës, një patrulle vëzhguese të EULEX-it, dhe gazetarëve, dhe po ashtu ishte dëshmitar edhe i një pranie shqetësuese të armatosur, shpesh të personave dhe grupeve të maskuara, në pjesën veriore të Kosovës.

“Kjo është e papranueshme. Prishja e rendit publik dhe dhuna duhet të ndalojë menjëherë,” theksoi Zëdhënësja e EULEX-it, dhe bëri thirrja për kthim në dialogun e fasilituar nga BE-ja si mënyra e vetme për normalizimin e raporteve, duke konfirmuar se EULEX-i do të vazhdojë të kontribuojë për sigurinë dhe qetësinë e të gjitha komuniteteve në Kosovë dhe do të vazhdojë të monitorojë nga afër situatën e sigurisë në pjesën veriore të Kosovës në bashkëpunim të ngushtë me Policinë e Kosovës dhe KFOR-in.

Shikoni intervistën me ABC News Albania: https://m.youtube.com/watch?v=fU693lThpy8&feature=emb_title

Intervistat e plota:

https://www.documentonews.gr/article/kosovo-paixnidia-me-spirta-stin-pyritidapothiki/

Intervistë | Zëdhënësja e EULEX-it: Situata në veri shumë shqetësuese, barrikadat të hiqen menjëherë - NACIONALE

Intervistë | Zëdhënësja e EULEX-it: Vakumi i sigurisë në veri nuk mund të shfrytëzohet nga grupet kriminale – agjencitë e zbatimit të ligjit ta parandalojnë këtëSinjali