Fillimi  BreadCrumbTrailerZyra për Informim  BreadCrumbTrailerKomunikata për Media  BreadCrumbTrailerKomandanti i Operacioneve Civile të BE-së...

Komandanti i Operacioneve Civile të BE-së viziton Kosovën

07 dhjetor 2018

Komandanti i Operacioneve Civile të BE-së, Vincenzo Coppola e vizitoi Kosovën më 6 dhe 7 dhjetor. Gjatë vizitës së tij, ai u takua me Kryeministrin Ramush Haradinaj, Ministrin e Drejtësisë Abelard Tahiri, anëtarë të Kryesisë së Kuvendit të Kosovës, si dhe me përfaqësues nga bashkësia ndërkombëtare. Ai, po ashtu, mbajti takim informues me drejtuesit e lartë të EULEX-it dhe pati rastin t’i drejtohet personelit të EULEX-it.

“Kam kënaqësinë që po e vizitoj Kosovën për herë të parë që nga kur e mora detyrën si Komandant i Operacioneve Civile në muajin shtator. Pata rastin të takohem me zyrtarë të lartë të Kosovës dhe me përfaqësues të bashkësisë ndërkombëtare për të diskutuar për mandatin e ri të EULEX-it dhe punën e vazhdueshme për mbështetjen e sundimit të ligjit në Kosovë”, tha Coppola, i cili theksoi se EULEX-i do të vazhdojë të ofrojë ndihmë dhe ekspertizë për autoritetet e Kosovës. Komandanti i Operacioneve Civile nënvizoi se ky Misioni do të vazhdojë të punojë në partneritet me institucionet e Kosovës ndërsa këto të fundit janë duke i marrë përsipër përgjegjësitë në fushën e sundimit të ligjit, si dhe shtoi se EULEX-i është partneri i besuar i Kosovës në fushën e drejtësisë dhe se bashkëpunimi i mirëfilltë mes EULEX-it dhe institucioneve të Kosovës është i një rëndësie thelbësore.

Komandanti i Operacioneve Civile ushtron komandë dhe kontroll në nivel strategjik për planifikimin dhe realizimin e të gjitha Misioneve të Politikës së Përbashkët për Siguri dhe Mbrojtje, përfshirë këtu edhe EULEX-in.
 

Prapa

Zyra për Informim

Gratë në sundimin e ligjit

SPROVAT E JETËS SJELLIN REZULTATET MË TË MIRA – NJIHUNI ME NATALIE DAWSON

SPROVAT E JETËS SJELLIN REZULTATET MË TË MIRA – NJIHUNI ME NATALIE DAWSON

Puna e palodhshme dhe sfiduese ka qenë një prej karakteristikave kryesore në jetën personale dhe profesionale të Natalie Dawson.

Profili Video

Një ditë nga jeta e Hakan Wall-it

Një ditë nga jeta e Hakan Wall-it

Udhëheqës i Njësisë Këshilluese për Çështje të Policisë dhe Kufirit, shpjegon punën e tij dhe sfidat me të cilat përballet në Kosovë.