Fillimi  BreadCrumbTrailer Zyra për Komunikim dhe Media  BreadCrumbTrailerLajme  BreadCrumbTrailerShefi i Zyrës të Shefit të Misionit EULEX në...

Shefi i Zyrës të Shefit të Misionit EULEX në një bashkëbisedim online për anazhimin në terren të CSDP në Kosovë

22 shkurt

Më 20 shkurt, Daniele Pancheri, Shefi i Zyrës të Shefit të Misionit, e ndau përvojën e tij të dorës së parë si i punësuar i CSDP-së në terren me mbi 50 studentë të një kursi dy-ditor mbi veprimin e jashtëm të Bashkimit Evropian, të organizuar nga Instituti Italian për Studime Politike Ndërkombëtare-ISPI, një think tank kryesor për marrëdhëniet ndërkombëtare që ndodhet në Milan.

Si pjesë e një moduli për aspektin civil të CSDP-së, Daniele Pancheri i ndau njohuritë e tij praktike për punën e EULEX-it në Kosovë si misioni më i madh civil i CSDP-së në mbështetje të partnerëve të tij në Kosovë, si dhe mbi mënyrën se si ai ndërvepron me familjen e gjerë të BE-së dhe me organizatat ndërkombëtare tjera në terren.

Kjo ligjëratë u mbajt së bashku me një ish-kolegë të EULEX-it, Simone Guerrini, dhe u pasua me një bashkëbisedim të gjallë dhe shumë pyetje e përgjigje nga pjesëmarrësit. 

Prapa

Zyra për Komunikim dhe Media