Fillimi  BreadCrumbTrailer Zyra për Komunikim dhe Media  BreadCrumbTrailerLajme  BreadCrumbTrailerZërat nga Farnesina”: Daniele Pancheri flet...

Zërat nga Farnesina”: Daniele Pancheri flet lidhur me rolin e ekspertëve italianë në Misionet civile të CSDP-së sikur EULEX-i

25 mars

Më 24 mars, Daniele Pancheri, Shef i Kabinetit të Shefit të Misionit dhe Udhëheqës i kontigjentit të Italisë në kuadër të Misionit të Bashkimit Evropian për Sundimin e Ligjit në Kosovë (EULEX), mori pjesë si i ftuar në diskutim në një episod të një serie incizimesh zanore të quajtura “Zërat nga Farnesina” (Voci dalla Farnesina) të fokusuara në punën e ekspertëve të angazhuar nga Ministria e Punëve të Jashtme dhe Bashkëpunimit Ndërkombëtar e Italisë nëpër Misionet civile të Politikës së Përbashkët për Siguri dhe Mbrojtje (CSDP) sikur EULEX-i.

Daniele foli për punën e EULEX-it në terren si dhe për rolin e tij në këtë Mision, duke theksuar se si ai ashtu edhe EULEX-i mund të kontribuojnë në fuqizimin e mëtejmë të kapaciteteve të kolegëve kosovarë nga fusha e sundimit të ligjit. Daniele shtoi se diversiteti që e sjell secili pjesëtar i EULEX-it nga vendet e tyre përkatëse shndërrohet në një tërësi më të gjerë të shkathtësive dhe përvojave profesionale për t’i mbështetur partnerët tonë vendas.

I pyetur lidhur me atë shtytjen ideale që e ka bërë atë ta ndjek këtë karrierë, Daniele tha: “Ju duhet ta keni dëshirën dhe zellin për të lëvizur, të jeni gati që ta shihni botën pa ndonjë paragjykim, si dhe dëshirën për të ndihmuar pa imponuar asgjë tek të tjerët. Sidoqoftë, duhet ta kesh parasysh që nuk është lehtë të ekuilibrosh një profesion endacak me një stabilitet të caktuar që kërkon jeta familjare.”

Kjo seri e incizimeve zanore “Zërat nga Farnesina” është prodhim i Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe Bashkëpunimit Ndërkombëtar të Italisë në bashkëpunim me agjencinë e lajmeve ANSA.  Aty theksohen tiparet e ndryshme të punës së shërbimit diplomatik të Italisë për publikun italian.

Dëgjojeni incizimin zanor këtu (në italisht): ▶ L’Italia che aiuta gli altri, le missioni civili dell’Unione Europea (spreaker.com)   

Prapa

Zyra për Komunikim dhe Media