Fillimi  BreadCrumbTrailerZyra për Informim  BreadCrumbTrailerLajme  BreadCrumbTrailerEULEX-i merr pjesë në konferencën me temën...

EULEX-i merr pjesë në konferencën me temën “krimet e luftës”, e organizuar nga BIRN në Sarajevë

09 tetor

Përfaqësuesit e EULEX-it morën pjesë në konferencën për bashkëpunimin  rajonal  në lidhje me krimet e luftës, e cila u organizua nga Rrjeti Ballkanik për Gazetari Investigative (BIRN) në Sarajevë më 3 dhe 4 tetor.

Porosia qendrore e përcjellë prej përfaqësuesve të shumicës së prokurorive nga vendet e ish-Jugosllavisë ishte se bashkëpunimi rajonal mes shteteve fqinje në rajon sa i përket hetimit dhe/apo ndjekjes penale të krimeve të luftës është i pakët apo edhe nuk ekziston fare. Kjo i zbehë në masë të madhe mundësitë e autoriteteve për të siguruar llogaridhënie dhe drejtësi për rastet e krimeve të luftës të kryera gjatë konflikteve nga e kaluara.

Konferenca u vijua nga përfaqësuese rajonalë të Kroacisë, Bosnjës e Hercegovinës, Malit të Zi, Kosovës, Serbisë, si dhe nga panelistë prej institucioneve ndërkombëtare. Duke theksuar sukseset fillestare të kufizuara të arritura nga EULEX-i në fushën e bashkëpunimit rajonal, Paul Flynn, menaxher në prokurorinë e EULEX-it, shpjegoi se ky lloj bashkëpunimi në këtë kohë është pothuajse inekzistent, dhe atë kryesisht për shkak të vështirësive politike.  

Ai iu referua faktit se, para datës 14 qershor 2018, EULEX-i kishte marrë pjesë në hartimin e Strategjisë nacionale për krimet e luftës, e cila deri  më tani ende nuk është miratuar nga institucionet e vendit. Flynn theksoi nevojën që palët e vendit të mblidhen dhe ta miratojnë atë pa ndonjë vonesë, duke shtuar se bashkëpunimi rajonal është element jetik për suksesin e kësaj strategjie. Ai po ashtu theksoi se pa strategji për krimet e luftës, prokurorët e vendit do ta kishin të vështirë të mbyllnin numrin e madh të rasteve të hapura të krimeve të luftës me dimension ndërkufitar të cilat EULEX-i aktualisht është duke ua dorëzuar.
 

Prapa

Zyra për Informim

Gratë në sundimin e ligjit

Buzëqesh, puno dhe eksploro – Takoni Yulia Netesova

Buzëqesh, puno dhe eksploro – Takoni Yulia Netesova

Kur ishte lindur në një qytet akademik të largët të Siberisë, atëherë pjesë e Bashkimit Sovjetik, familja e Yulias ishte e bindur se ajo do të vazhdonte hapat e ...

SPROVAT E JETËS SJELLIN REZULTATET MË TË MIRA – NJIHUNI ME NATALIE DAWSON

SPROVAT E JETËS SJELLIN REZULTATET MË TË MIRA – NJIHUNI ME NATALIE DAWSON

Puna e palodhshme dhe sfiduese ka qenë një prej karakteristikave kryesore në jetën personale dhe profesionale të Natalie Dawson.

Profili Video

Një ditë nga jeta e Hakan Wall-it

Një ditë nga jeta e Hakan Wall-it

Udhëheqës i Njësisë Këshilluese për Çështje të Policisë dhe Kufirit, shpjegon punën e tij dhe sfidat me të cilat përballet në Kosovë.

Një ditë nga jeta e Matti Raatikainen-it

Një ditë nga jeta e Matti Raatikainen-it

Shefi i njësisë së Hetimeve të Krimeve të Luftës, Matti Raatikainen spjegon hetimet e krimeve të luftës në EULEX