Fillimi  BreadCrumbTrailerZyra për Informim  BreadCrumbTrailerLajme  BreadCrumbTrailerHear Me Too/Më dëgjo edhe mua - EULEX...

Hear Me Too/Më dëgjo edhe mua - EULEX mbështetë fushatën ‘16 Ditë të aktivizmit kundër dhunës të bazuar në gjini’

25 nëntor 2018

Sot, më 25 nëntor, në Ditën ndërkombëtare për eliminimin e dhunës kundër femrave shënohet fillimi i fushatës globale ‘16 Ditë të aktivizmit kundër dhunës të bazuar në gjini’, e cila përfundon më 10 dhjetor, me rastin e Ditës për të drejtat e njeriut. 

Në këtë fushatë, e cila në Kosovë bashkërendohet nga Grupi për Siguri dhe Çështje Gjinore (GSGj), janë të përfshirë një numër i institucioneve të Kosovës, organizata të shoqërisë civile dhe agjenci dhe misione ndërkombëtare, përfshirë EULEX-in. Qëllimi i fushatës është eliminimi i dhunës së bazuar në gjini përmes thirrjes për reagim më të fuqishëm nga institucionet. 

Gjatë 16 ditëve të aktivizmit, EULEX-i do të mbështesë një varg ngjarjesh për ngritjen e vetëdijesimit publik rreth dhunës së bazuar në gjini dhe ndikimit të saj në shoqëri si tërësi, dhe mobilizimit të një audience sa më të gjerë për avokim rreth kësaj kauze. 

Prej këtyre ngjarjeve, EULEX-i mbështetë konferencën rajonale me temë “Qasja në drejtësi për viktimat e dhunës në familje dhe dhunës të bazuar në gjini”, e organizuar në Prishtinë nga Ministria e Drejtësisë e Kosovës më 10 dhe 11 dhjetor 2018.

Përveç kësaj, EULEX-i do të organizojë dy ligjërata në universitetet e Prishtinës dhe të Prizrenit për të ngritur vetëdijesimin në mesin e studentëve rreth temës së dhunës së bazuar në gjini dhe të drejtat e njeriut të viktimave. 

Një video e prodhuar nga EULEX-i që bënë thirrje për veprim kundër dhunës së bazuar në gjini po ashtu do të transmetohet nëpër stacione televizive në Kosovë, ndërsa fletushka dhe fletë ngjitëse kundër dhunës në familje – shkelje e të drejtave të njeriut që nuk i prekë vetëm gratë dhe vajzat, por edhe burrat dhe djemtë – do të shpërndahen si pjesë e kësaj fushate për ngritje të vetëdijesimit. 

“Ndonëse gjatë viteve të kaluara është shënuar progres i dalluar, dhuna e bazuar në gjini dhe dhuna në familje është ende një e keqe në Kosovë, si edhe në shumë shoqëri gjëkundi. Viktimat e dhunës së bazuar në gjini dhe të dhunës në familje duhet të dëgjohen. Institucionet e sundimit të ligjit luajnë rol kyç për të siguruar që viktimat të kenë qasje në drejtësi”, tha Alexandra Papadopoulou, Shefe e Misionit EULEX. “Caktimi i koordinatorit të ri të Kosovës për rastet e dhunës në familje dhe konferenca e ardhshme e nivelit të lartë e organizuar nga Ministria e Drejtësisë së Kosovës janë hapa të rëndësishëm në drejtimin e duhur, çka konfirmon zotimin e institucioneve të Kosovës për adresimin e kësaj çështjeje”, shtoi ajo.

 

Prapa

Zyra për Informim

Gratë në sundimin e ligjit

SPROVAT E JETËS SJELLIN REZULTATET MË TË MIRA – NJIHUNI ME NATALIE DAWSON

SPROVAT E JETËS SJELLIN REZULTATET MË TË MIRA – NJIHUNI ME NATALIE DAWSON

Puna e palodhshme dhe sfiduese ka qenë një prej karakteristikave kryesore në jetën personale dhe profesionale të Natalie Dawson.

Profili Video

Një ditë nga jeta e Hakan Wall-it

Një ditë nga jeta e Hakan Wall-it

Udhëheqës i Njësisë Këshilluese për Çështje të Policisë dhe Kufirit, shpjegon punën e tij dhe sfidat me të cilat përballet në Kosovë.