Gratë në sundimin e ligjit

Përshëndetje nga Kosova – njoftohuni me Viktorinë, zyrtare ligjore në PSRK

06 mars 2015

Victoria May u nis prej Somerset për në Kosovë pothuajse 18 muaj më parë dhe deri më tani nuk e ka ndërmend të kthehet në Mbretërinë e Bashkuar. Meqë është zyrtare ligjore në Prokurorinë Speciale ajo për çdo ditë merret me raste të rëndësishme penale, duke ju ofruar prokurorëve EULEX-it mbështetje dhe ndihmë thelbësore.

Victoria dëgjoi për Ballkanin për herë të parë më 1993. Dy vajza boshnjake u regjistruan në shkollën e saj në një fshat të vogël në Somerset. Vajzat ishin 13 vjeçare, nga Sarajeve dhe kishin marrë azil në Mbretërinë e Bashkuar. “Prej kur jam takuar me ato vajzat në shkollën time gjithmonë kam pasur dëshirë të vijë në Bosnjë. Kur u punësova në këtë vend pune në Kosovë, unë ju shkrova atyre dhe ju thashë që po shkoj në Ballkan”, kujton ajo.

Por Victoria ka përparuar shumë para se më në fund të vinte në Prishtinë  në qershor 2013. Ajo gjithmonë dëshironte ta shfrytëzonte përvojën e saj profesionale në punë në disa vende në zhvillim dhe ishte motivim për të që të fillojë ta kërkojë një punë ndërkombëtare.

Në vitin 2003 ajo ishte ende duke punuar në Londër për autoritetet që merreshin me të hyrat. “Ishte një rol goxha i ngjashëm me atë që bëj këtu, por në fushën e të drejtës civile”, sqaron ajo. Ishte vetëm punë e përkohshme kështu që ajo aplikoi në Ernst and Young, një kompani shumë-nacionale e cila ofron këshillime lidhur me taksat. Për shkak të përvojës së saj të mëparshme, atë e pranuan në punë dhe katër vjetet e ardhshme Victoria punoi si këshilltare për taksa. Por pavarësisht nga thënia e Benjamin Franklin që “Në këtë botë asgjë nuk është e sigurt, përveç vdekjes dhe taksave”, Victoria vendosi ta ndryshojë sigurinë e zyrës së taksave dhe të kalojë në marrjen me të drejtën penale. 

Ajo filloi të punojë për Ministrinë e Drejtësisë si këshilltare ligjore. “Ishte punë e shkëlqyeshme”, kujton ajo. Gjykata Themelore është gjykatë e shkallës së parë ku paraqitet për herë të parë secili që akuzohet për vepra penale. Roli i Victorias në gjykatë ishte të ulej në bankë para gjyqtarëve porotë, të cilët nuk ishin juristë, dhe t’i këshillojë ata lidhur me ligjin dhe kompetencat e tyre dhe mënyrën si të merren me dikë që e pranon fajësinë, t’iu ndihmojë atyre gjatë çështjeve që kishin të bënin me vendimet për kthim mbrapa  dhe kohëzgjatjen e dënimeve me burg dhe po ashtu t’i këshillojë ata për dënimet e tjera nëse të akuzuarit ishin shpallur fajtorë. “Ishte punë interesante, por unë doja që përvojën nga vendi im ta zbatojë jashtë”, thotë Victoria.  Më në fund dëshira e saj u bë realitet.

Në Kosovë ajo punon si zyrtare ligjore në PSRK (Prokuroria Speciale e Kosovës) dhe së bashku me prokurorët ajo merret me krimet e luftës, krimin e organizuar dhe krimin financiar. “Rastet janë vërtetë të rëndësishme. Unë punoj në rastet e njohura në Kosovë siç është rasti i shpërthimit të bombës në bulevardin Bill Clinton dhe rasti i orëve Rolex, thekson ajo. 

Roli i Victorias është t’ju ndihmojë prokurorëve në menaxhimin e shkresave të lëndës dhe t’i mbështes ata në gjykatë, si edhe t’i menaxhojë hetuesit dhe policinë kur del së bashku me ta në bastisjet e shtëpive për t’u siguruar që ata e respektojnë ligjin. “Është magjepsëse, çdo ditë është ndryshe, sfiduese. Vërtetë më pëlqen puna. Për çdo ditë zgjohem duke menduar: Çka do të ndodhë sot? ”, thotë Victoria.

Pjesa më sfiduese e punës së saj është kur duhet ta kryejë punën në gjykatë. Ajo zbulon që ka dallime të mëdha lidhur me zbatimin e ligjit në Kosovë dhe në MB. “Në Kosovë të gjitha veprat penale janë të përfshira në një kod. Kodi i procedurës rregullon mënyrën si duhet t’i bëjmë të gjitha punët, por është shumë i komplikuar dhe nuk është shumë fleksibil. Gjërat bëhen në tjetër mënyrë këtu. Në anën tjetër, ne kemi shumë afate të ngushta kohore, e cila është në të vërtetë shumë mirë – e bën të rrjedhë adrenalinën tuaj”.

Për Victorian pjesa më mbresëlënëse e punës së saj është vetë hetimi, por asaj i duken shumë interesant edhe këshillimi me ekspertët, përgatitja për gjykime, përpilimi i aplikacioneve për përgjim, shkuarja së bashku me dëshmitarët në vendin ku gjoja ka ndodhur krimi. 

Në mesin e shumë sfidave me të cilat përballet një zyrtar ligjor i EULEX-it, sigurisht janë afatet e shkurta kohore të kodit të procedurës penale.  Nganjëherë mund të jetë garë e vërtetë, sidomos në rastet kur avokati mbrojtës ankohet për vendimet për kthim mbrapa. “Duhet të përgjigjemi dhe ta kryejmë përkthimin brenda 24 orëve. Kur e kam marrë për herë të parë këtë draft, kam qenë në panik të plotë dhe kam menduar që nuk do të mund ta përfundojë me kohë dhe  as nuk mund të përkthehet me kohë! Përkthyesit duhet të punojnë gjatë natës por fatmirësisht gjithmonë e kryejmë punën me kohë”.

Victorias i pëlqen të punojë me Policinë e Kosovës. Asaj i kujtohet një tregim kur ishte duke punuar në një rast i cili përfshinte një gjyqtar vendas. Në të njëjtën kohë kryheshin shtatë bastisje të shtëpive dhe të zyrave dhe roli i Victorias ishte t’i mbikëqyrë bastisjet e shtëpive. Ajo ishte duke punuar me PK-në dhe ishte përvojë mbresëlënëse për të. Arsyeja e ardhjes së saj në Kosovë ishte të punojë me profesionistët vendas. 

Victorias vërtetë i pëlqen qëndrimi i saj në Kosovë, të shoqërohet me miqtë e saj vendas, ta ftojnë në shtëpitë e tyre për Iftar apo për festimin e Krishtlindjes Ortodokse. Ajo po ashtu ka vizituar të gjitha vendet e Ballkanit dhe ky ishte objektivi i saj kryesor turistik gjatë qëndrimit këtu. Qytetet që i kanë pëlqyer më së shumti janë Beogradi dhe Sarajeva, por ajo e ndjenë Kosovën si shtëpi të sajën dhe e merr malli për Prishtinës kur nuk gjendet këtu për një kohë më të gjatë. Ajo që i mungon Victorias megjithatë janë gjërat si ushqimi i duhur aziatik, domethënë japonez . Po ashtu është ngopur me stilin e vozitjes së kosovarëve dhe shprehinë e tyre për t’u parkuar në trotuare, por përveç këtyre pak gjërave, asaj i pëlqen vendi dhe i pëlqen të jetojë këtu. 

Ajo ka filluar të mësojë pak serbisht dhe shqip dhe mund të zhvillojë biseda elementare në të dy gjuhët. “Mendoj që është gjithmonë e rëndësishme t’i dish disa fjalë thelbësore në një gjuhë të huaj. Është dashur të di më shumë, shumë më shumë. Mendoj që nëse vini në një mision të këtillë, duhet të bëheni pjesë e kulturës.” Pas punës ajo merr pjesë në ushtrime tri herë në javë sepse ushqimi i Ballkanit është i shijshëm dhe nëse dëshironi të mbeteni të shëndetshëm është e domosdoshme të merreni me sport. Victorias po ashtu i pëlqen vera. Ajo i ka bërë disa turne të verës në Kosovë dhe në vendet fqinje, por më e mira që e ka parë dhe e ka eksploruar ishte punishtja e verës Stone Caste.

Thuhet se nëse jeni vegjetarian dhe gurman në Kosovë nuk është lehtë, por Victoria është mjaft e drejtpërdrejtë. “Zakonisht mërzitem pak nga lloji i njëjtë i ushqimit meqë ekzistojnë disa opsione por nuk janë shumë të llojllojshme”, sqaron ajo. “ Nëse vazhdojë të ha vetëm pica do të shndërrohem në picë. Kur isha në MB gatuaja shumë, por këtu nuk ia vlen meqë më pëlqen të shoqërohet dhe të ushqehesh jashtë është gjithmonë opsion i mirë”.

Asaj i pëlqen që kohën e lirë ta kalojë duke shkuar në Grykën e Rugovës.” Unë e quaj atë pjesa ime e vogël e parajsës, thotë ajo. Kam ecur deri tek liqeni dhe mali me gurë të kuq disa herë. Mendoj që atje është shumë bukur”.

Për fat të keq përvojës së saj në mision po i vjen fundi dhe 31 marsi do të jetë dita e fundit e Victorias në EULEX. Por nuk do të thotë që ajo do të largohet nga Prishtina. “Nuk do të largohem nga Kosova pas marsit. Zgjidhja ime e parë është të vazhdojë të punojë në Ballkan. Vërtetë nuk dua të kthehem në MB përveç nëse duhet patjetër – këtu ka shumë gjëra për t’u eksploruar”.