27 prill, 2009
EULEX-i dënon me forcë veprimet e sotme te dhunshme të një grupi të vogël njerëzish në Kosovën veriore. Incidentet ndodhën tek Kroi I Vitakut dhe në Mitrovicën veriore. Pati një numër lëndimesh të vogla dhe dy granata dore u hodhën drejt oficerëve të policisë së EULEX-it dhe KFOR-it. Eshtë shtënë gjithashtu në drejtim të oficerëve të policisë të misionit të BE-së për Sundimin e Ligjit (EULEX) dhe kundër atyre që ishin angazhuar në ndërtim tek Kroi I Vitakut.
Policia ka qenë e detyruar të përdorë gazin lotsjellës dhe granatat shokuese për të shpërndarë protestuesit që thyen kordonët e Policisë së Kosovës.
EULEX-i ishte aktiv në mbështetjen e policisë së Kosovës dhe në bashkërendim me KFOR me qëllim të ruajtjes së rendit publik dhe për të parandaluar një përshkallëzim të mëtejshëm të dhunës.
Ne u kërkojmë të dyja komuniteteve që të vetëpërmbahen. Eshtë cështje e palëve që ta zgjidhin këtë çështje përmes negociimit dhe dialogut. EULEX-i është I gatshëm të reagojë ndaj çfarëdo kërcënimi ndaj ligjit dhe rregullit.