27 qershor, 2009
Pas ngjarjeve të fundit të përsëritura në Kosovën veriore ku demostruesit kanë provuar të parandalojnë zyrtarët e doganave të EULEX-it që të kryejnë detyrat e tyre, duke vënë bllokada në rrugë dhe të ashtuquajturat pika vëzhgimi civile, dhe pas përhapjes së dizinformimit të vazhdueshëm lidhur me natyrën e punës që EULEX-i po bën në portat 1 dhe 31, EULEX-i do të donte të ritheksonte se në asnjë moment, nuk ka mbledhur të ardhurat doganore. Pavarësisht nga sulmet e fundit për ta parandaluar, EULEX-i po regjistron mallrat tregtare dhe po merr fotokopje të licensave të shoferëve të kamionëve, si dhe të dokumentave me listën e vlerës dhe llojit të mallit që transportojnë, e gjitha kjo, në një mënyrë transparente dhe në një përpjekje për të ulur edhe më tej kontrabandën.