English Shqip / Srpski
 

Komunikatë për shtyp:Një hap i rëndësishëm

30 qershor, 2009

EULEX-i e mirëpret kthimin e policëve të nacionalitetit serb të cilët kanë qenë të suspenduar prej shkurtit të kaluar. Ky është një hap i rëndësishëm drejt krijimit të një shërbimi policor shumetnik, i cili punon për të mirën dhe sigurinë e të gjitha komuniteteve në Kosovë, duke e përfshirë edhe komunitetin serb.

Po ashtu, EULEX-i e çmon profesionalizmin e atyre policëve të nacionalitetit serb, të cilët qëndruan në vendet e tyre të punës, si dhe gatishmërinë e tyre për ta ruajtur rendin dhe qetësinë publike në rajonet e tyre përkundër presioneve politike.

Press Contacts:

Christophe Lamfalussy, Head of EULEX PPIO, +377 44 960 109
Karin Limdal, Deputy Head of EULEX PPIO, +377 44 799 247