English Shqip / Srpski
 

Komunikatë për shtyp: EULEX-i e dënon vendosjen e barrikadave dhe pikave civile të vëzhgimit

23 qershor, 2009

EULEX-i i dënon fuqishëm zhvillimet e fundit në pjesën veriore të Kosovës, ku demonstruesit i kanë penguar doganierët e EULEX-it që t’i kryejnë detyrat e tyre, duke vendosur barrikada në rrugë si dhe të ashtuquajturat pikat civile të vëzhgimit në rrugët që qojnë drejt Portave 1 dhe 31.

EULEX-i e ka mandatin që t’i kryejë detyrat e veta në tërë Kosovën. Ky mandat është i konfirmuar me anë të ftesës së bërë nga autoritetet kosovare dhe në letrën e dërguar Përfaqësuesit të Lartë të BE-së, z. Solana nga Presidenti i Serbisë, z. Tadic.

Që prej mesit të janarit 2009 EULEX-Dogana janë të pranishëm gjatë 24 orëve për çdo ditë në Portat 1 dhe 31, ndërsa prej 1 shkurtit 2009, doganierët e EULEX-it kanë filluar ta bëjnë regjistrimin e mallrave komerciale që hyjnë përmes Portave 1 dhe 31. Prej datës 20 maj 2009 në mesnatë, EULEX-Dogana ka filluar të zbatojë kontroll më të avancuar duke kërkuar që të bëhet fotokopjimi i letërnjoftimit dhe patentë-shoferit të shoferëve të kamionëve që i transportojnë mallrat komerciale, i faturave të tyre ku paraqitet vlera dhe lloji i mallrave, e cila në fund vuloset me vulë të EULEX-it.

EULEX-i gjithashtu në bashkëpunim me autoritetet e Kosovës, në mënyrë të qartë i ka komunikuar të gjitha këto masa gjatë takimeve të mbajtura me Ministrin e Punëve të Jashtme të Serbisë, zyrtarët e Administratës Tatimore të Serbisë dhe Doganave të Serbisë dhe përfaqësuesin e Ministrit për Kosovë, gjatë të cilave nuk ka pasur ndonjë koment kundërshtues për masat e reja që do të vendoseshin në Portën 1 dhe 31. Veç kësaj, nuk ishin refuzuar as letrat e dërguara nga Shefi i EULEX Doganës për Ministrin e Financave të Serbisë, përmes të cilave ishte informuar për masat e planifikuara.

Aktivitetet të cilat janë ndërmarrë nga ana e EULEX-it kanë rezultuar me një rënie të theksuar të kontrabandës, gjë e cila shkon në favor të të gjitha komuniteteve. EULEX-i në asnjë rast nuk ka mbledhur obligime doganore. Kjo nënkupton se për këtë duhet të ketë një vendim politik, i cili nuk mund të merret prej EULEX-it.

Kontaktet:

Karin Limdal, Deputy Head of EULEX PPIO, +377 44 799 247
Kristiina Herodes Justice Spokesperson, +377 44 702 689