English Shqip / Srpski
 

Komunikatë e Përbashkët për Shtyp - Mbledhja e njëmbëdhjetë e Bordit të Përbashkët Bashkërendues për Sundimin e Ligjit

23 korrik, 2009

Takimi i njëmbëdhjetë i Bordit të Përbashkët Bashkërendues për Sundimit e Ligjit, i bashkëkryesuar nga Zëvendëskryeministri Hajredin Kuçi dhe Shefi i Misionit të EULEX-it në Kosovë, Yves de Kermabon, u mbajt sot në selinë e re kryesore të EULEX-it.

Në takim, EULEX-i ja prezantoi qeverisë së Kosovës Raportin e Programit, vlerësimin e parë gjithëpërfshirës të anëve pozitive dhe të të metave të institucioneve të Kosovës për sundimin e ligjit që nga fillimi i misionit evropian në dhjetor të vitit të kaluar.

Janë diskutuar edhe çështje të tjera siç është sistemi gjyqësor në Kosovën veriore, Dhoma e Posaçme e Gjykatës Supreme dhe zbatimi i ligjit mbi pronën.

Shefi i Misionit të EULEX-it në Kosovë, Yves de Kermabon, e ka shfrytëzuar rastin e mbajtjes së këtij takimi për të përsëritur që “EULEX-i nuk negocion me Beogradin. Janë mbajtur takime teknike me Beogradin, Tiranën, Shkupin dhe Podgoricën për ta luftuar krimin e organizuar, trafikimin dhe për ta përmirësuar këmbimin e informatave në fushën e drejtësisë, të doganës dhe të policisë”.