English Shqip / Srpski
 

EULEX-i dënon dhunën në Kroin e Vitakut

26 gusht, 2009

EULEX-i dënon veprimet e dhunshme të një grupi të vogël njerëzish dje në Kroin e Vitakut. Një granatë dore shpërtheu në vendin e ngjarjes. Pati të shtëna në ajër dhe u hodhën një numër gurësh. Disa njerëz u lënduan.

Policia u detyrua të përdorte gazin lotsjellës për të shpërndarë protestuesit që kaluan përmes linjave të Policisë së Kosovës.

EULEX-i po vepronte në mbështetje të policisë së Kosovës dhe në bashkëpunim me KFOR-in për të ruajtur rregullin publik dhe për të parandaluar një përshkallëzim të mëtejshëm të dhunës.

Ne kërkojmë vetëpërmbajtje nga të dyja komunitetet. Varet nga palët që ta zgjidhin këtë çështje përmes negociimit dhe dialogut. EULEX-i qëndron gati për të reaguar ndaj çfarëdo kërcënimi ndaj ligjit dhe rregullit.