English Shqip / Srpski
 

EULEX-i dënon rëndë dëmtimin e makinave të EULEX-it

25 gusht, 2009

EULEX-i dënon ashpër veprimin e ndërmarrë sot në qendër të Prishtinës ku u dëmtuan një numër makinash të EULEX-it.

Një numër individësh u arrestuan nga Policia e Kosovës. EULEX-i vlerëson përgjigjen e shpejtë dhe efikase të Policisë së Kosovës. Ndërkohë që EULEX-i mbështet idenë e protestave paqësore si një element I rëndësishëm në cilëndo shoqëri demokratike, shkaktimi I dëmit kriminal nuk i çon përpara interesat apo argumentat e cilitdo prej protestuesve të tillë.