English Shqip / Srpski
 

EUSR-ja përkrah rivendosjen e kontrollit të plotë doganor në mbarë Kosovën

11 shtator, 2009

EUSR përkrah plotësisht punën e ndërmarrë nga Misioni i BE-së për Sundimin e Ligjit në Kosovë, EULEX, për mbajtjen e pranisë së tij të pandërprerë në Portat 1 dhe 31 në Kosovën Veriore që nga data 9 dhjetor 2008.

EULEX-i është i angazhuar që të sigurojë një zonë të vetme doganore për gjithë Kosovën.

EULEX-i është duke i ofruar asistencë autoriteteve të Kosovës për të mundësuar kontrollin doganor dhe mbledhjen efikase të të hyrave doganore në mbarë Kosovën në pajtim me standardet dhe praktikat e mira evropiane.

Në linjë me mandatin e tij, EULEX-i është i angazhuar që të vazhdojë të përmirësojë punën e doganave në mbarë Kosovën, dhe të rivendosë kontrollet e plota doganore në Portat 1 dhe 31 në mënyrë që të përmirësojë mbledhjen e të hyrave dhe të parandalojë kontrabandimin e mallrave dhe evazionin e taksave.