English Shqip / Srpski
 

Komunikatë për shtyp: Pesë arrestime në Novo Bërdë

23 shtator, 2009

Me kërkesë të prokurorit të EULEX-it që është duke i zhvilluar hetimet penale për <krime të luftës kundër popullatës civile> të kryera në prill 1999, Njësia e Policisë së EULEX-it për Hetimin e Krimeve të Luftës (NJHKL) kreu sot një operacion në komunën e Novobërdës, në rajonin e Gjilanit.  Ky operacion filloi në orën 6 të mëngjesit.

Me këtë rast u arrrestuan katër persona.

  • S.M.
  • S.M.
  • S.S.
  • S.F.

Të gjithë të dyshuarit janë të përkatësisë etnike serbe.

Akuzat kanë të bëjnë me trajtim çnjerëzor; vuajtje të mëdha apo dëmtim të integritetit trupor ose të shëndetit, zbatim të masave të frikësimit dhe terrorit, si dhe arrestim dhe burgim të kundërligjshëm, 

Gjatë bastisjes së pronave të të dyshuarve janë konfiskuar gjësende të ndryshme.

Me urdhër të prokurorit, në vend-ngjarje është arrestuar edhe personi i pestë, për shkak të pengimit të kryerjes së detyrës zyrtare.

Intervistimi i të dyshuarve është duke vazhduar.

Në këtë operacion kanë marrë pjesë edhe Policia e Kosovës (PK) dhe KFOR-i.