English Shqip / Srpski
 

Shqyrtimet gjyqësore janë konfidenciale

06 tetor, 2009

EULEX-i dëshiron të theksojë që, sipas ligjit të Kosovës, mendimet e shprehura dhe qëndrimet e marra nga gjykatësit gjatë diskutimeve të tyre të brendshme për ta marrë një vendim janë konfidenciale.

Kjo është rregull themelore e cila e garanton pavarësinë dhe paanësinë e gjykatësve, vendimet e të cilëve merren në pajtueshmëri me ligjin në fuqi dhe në bazë të dëshmive të mbledhura.

Pas një gjykimi të ndjeshëm, një gjykatës i Kosovës nuk e ka respektuar këtë rregull.  Ai e ka bërë një deklaratë publike lidhur me shqyrtimet gjyqësore konfidenciale të cilat i kishte zhvilluar me dy kolegë të EULEX-it.

Tani ju mbetet autoriteteve kompetente të Kosovës ta shqyrtojnë këtë rast i cili i ngrit dy çështje kryesore.

Së pari, duket që gjyqësori i Kosovës nuk ka mbrojtje të mjaftueshme nga ndërhyrja e jashtme.  Gjykatësit e Kosovës punojnë në ambient të vështirë ku bëhen kërcënime dhe ushtrohen presione.  EULEX-i ju bën thirrje të gjitha institucioneve në fjalë, në veçanti Këshillit Gjyqësor të Kosovës, që ta forcojnë zotimin e tyre për të siguruar që prokurorët dhe gjykatësit të punojnë në një ambient të lirë nga çdo lloj kërcënimi, presioni apo premtimi.

Së dyti, është me rëndësi themelore që gjyqësori i Kosovës ta forcojë zotimin për zbatimin e rregullave ekzistuese.  Kjo është me rëndësi themelore për ndërtimin e një sistemi të drejtësitë të drejtë, efikas dhe të besueshëm në Kosovë.

Në pajtueshmëri të plotë me mandatin e tij, EULEX-i do të jetë vigjilent dhe mbështetës.